Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një postim, një bast dhe miliona dollarë/ Aktiviteti në bursa u rrit para njoftimit të Trump për shtyrjen e sulmeve

schedule18:49 - 24 Mars, 2026

schedule 18:49 - 24 Mars, 2026

Disa investitorë në bursë kanë vendosur mbi 500 milione dollarë baste në kontrata të naftës duke pretenduar se cmimi I saj do te binte vetëm pak minuta përpara se Presidenti Amerikan Donald Trump te bente nje postim ne Truth Social ku njoftonte shtyrjen e sulmeve ndaj objekteve energjitike te  Iranit.

Sipas të dhënave të analizuara nga BBC, aktiviteti në tregjet financiare  u rrit ndjeshëm rreth 15 minuta përpara se Trump të publikonte një postim, ku njoftonte se SHBA do të shtynte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Teheranit .

Menjëherë pas këtij njoftimi, çmimi i naftës ra me rreth 14% brenda pak minutash. Investitorët që kishin vensodur Bast për rënien e çmimit arritën të fitojnë shuma të mëdha parash. Ajo që ka ngritur dyshime është fakti se këto investime u bënë vetëm përpara se lajmi të bëhej publik.



Të dhënat tregojnë se në orën 06:49 (me orën e SHBA), u vendosën 734 kontrata për naftën amerikane WTI në bursën New York Mercantile Exchange. Vetëm një minutë më vonë, ky numër u rrit në 2,168 kontrata, me vlerë rreth 170 milionë dollarë. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe me naftën Brent, ku brenda pak minutash u rrit ndjeshëm numri i kontratave, duke arritur rreth 150 milionë dollarë. Sipas ekspertëve, një aktivitet i tillë në atë orë të mëngjesit është i pazakontë, pasi zakonisht ka shumë më pak tregti në atë kohë. Gjithashtu, investime të ngjashme u vunë re edhe në tregje të tjera financiare, si kontratat për indeksin S&P 500 dhe Euro Stoxx 50, ku u vune  bast se aksionet do të rriteshin – gjë që ndodhi pas njoftimit.

Ekspertët thonë se fakti që disa investitorë vendosen baste te sakta  për këtë rënie para njoftimit ngre dyshime për përdorim të informacionit të brendshëm, që është i paligjshëm. Shtepia e Bardhe iu pergjigj kerkesave per koment te mediave amerikane duke thene se nuk do te toleroje asnje perfitim te paligjshem nga informacionet sekrete. Autoritetet Financiare ne Shtetet e Bashkuara pritet te shqyrtojne ceshtjen dhe te nisin hetimet nese ka pasur shkelje.

Kjo nuk është hera e parë që zhvillimet politike lidhen me lëvizje të dyshimta në tregje. Më herët, në platformën Polymarket janë vendosur baste të mëdha për zhvillime politike, ku Shembulli I fundit lidhej me kapjen e Maduros nga Shtetet e Bashkuara me disa investitorë kanë fituar shuma të konsiderueshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!