Një pjesë e pishinave mbyllur, kreu i Turizmit: Vit shumë i frikshëm, 290 mijë punonjës në krizë

schedule08:32 - 24 Korrik, 2020

schedule 08:32 - 24 Korrik, 2020

Kreu i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit Zak Topuzi e ka konsideruar të padrejtë mbylljen e disa pishinave dhe lejimi e aktivitetit për disa të tjera.

Në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit, ai u shpreh se të lahesh në pishina rrezikon njësoj për të marrë covidin si në det apo liqen.

Sipas Topuzit, me këtë mbyllje industria turistike do të kalojë në krizë, pasi 290 mijë punonjës janë të lidhur direkt me këtë sektor dhe ky do të jetë një vit mbijetese.

“Aksioni ka qenë i përgjithshëm, pothuajse inspektorati doli pothuajse në të gjithë pishinat e vendit, bëri një një ndalim, po jo se të gjithë pishinat janë të mbyllura. Ka vende që vazhdojnë funksionojnë. Problemi është që uji, deti dhe liqeni rekomandohet si ambiente që po qe se zbaton standartet dhe protokollet nuk ka asnjë siguri më pak sesa çdo ambient tjetër që ti bashkëjeton.

Pra është njësoj si të jesh në ajër, je më i sigurtë, pasi përveç se po lan duart, ti po lan edhe trupin me vetë solucione, për të cilat vetë uji i ka në përbërjet e tij sipas stanrateve që qarkullon. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në këto 30 vjet me ujin e detit, pra mbeturinat që hidhen  ka ndotje.

Uji i pishinës është një ujë që qarkullon çdo tre katër orë në bazë të projektit dhe me masat kufizuese, me protokollin që vetë ministria ka bërë, instancat që duhen mbajtur në pishinë, është absurde që ti ta ndalosh  këtë aktivitet. Ndërkohë që shtatori do të sjellë një krizë të jashtëzakonshme për këtë industri. Janë gati 290 mijë punonjës të lidhur direkt me industrinë turistike dhe çfarë do mase të marrësh, ky vit është shumë i frikshëm, vit mbijetese”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!