Një “piston” për krahun e djathtë të sulmit, Milan vihet pas Adama Traore

schedule08:56 - 28 Qershor, 2023

schedule 08:56 - 28 Qershor, 2023

Mund të themi me plot gojë se reparti më i vobektë te “kuqezinjtë” e Milan, sezonin e shkuar ishte krahu i djathtë i sulmit, me belgun Alexis Saelemaekers dhe brazilianin, Junior Messias, që nuk po bindin më bordin e Milan.

Për këtë arsye, “kuqezinjtë” e Milanos kanë vendosur të transferojnë një anësor të ri gjatë kësaj merkatoje vere dhe sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, në “radarët” e “djajve” italianë është spanjolli i Wolverhampton, Adama Traore.

Deri më tani është mësuar se “kuqezinjtë” tashmë kanë komunikuar me agjentin e lojtarit dhe në ditët në vijim do të vendoset përfundimisht, nëse Traore do të zbarkojë gjatë kësaj merkatoje vere në “San Siro” ose jo. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!