58 tampone të kryera ditën e sotme në Gjirokastër kanë rezultuar negativë. Ata u testuan pasi një person në këtë qytet rezultoi pozitiv.
Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se një 48-vjeçar nga lagjia “Zinxhiria” ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ndërsa dy ditë më parë një pacient nga Gjirokastra i shtruar në QSUT rezultoi i infektuar.
Që nga fillimi i pandemisë në vend Gjirokastra nuk ka pasur asnjë rast tjetër me të infektuar./abcnews.al