Një person është mbyllur Brenda muzeut arkeologjik të Sant Rafael në jug të Francës, pasi kishte shkruar në fasadën e tij fraza kërcënuese në gjuhën arabe, mes të cilave: Ky muze do të kthehet në ferr!. Sipas mediave franceze nuk rezulton të ketë pengje, ndërsa forcat speciale kanë rrethuar zonën.
Mendohet se ai ka hyrë në muze gjatë natës me një bashkëpunëtor, për momentin ai nuk ka komunikuar ende me forcat e policisë.
Policia bëri apel që banorët të shmangin zonën. Muzeu klasifikohet si një monument historik./abcnews.al