Një person i sëmurë në kroçere, ndërhyn Kapiteneria e Vlorës

schedule10:00 - 30 Maj, 2019

schedule 10:00 - 30 Maj, 2019

Në orën 21:15 të mbrëmjes së djeshme Kapiteneria Vlorë mori një thirrje në radio nga një kroçer me emrin Costa Victoria e cila ishte duke lundruar në afërsi të gadishullit të Karaburunit, nga ku kërkonte një asistencë mjekësore pasi kishte një person të sëmurë në bord.

 Menjëherë u njoftua ambulanca e qytetit dhe policia kufitare për këtë situatë. Kroçeria mori udhëzim të afrohej në radën e portit të Vlorës dhe të merrte asistencën e kërkuar, pasi personi duhej të zbarkohej në tokë dhe të shkonte drejt Spitalit Rajonal Vlorë.

Mbas njoftimit te spitali për rreth 10 minuta mbërriti në portin e Vlorës ambulanca e urgjencës. Mbas 30-35 minuta kroçeria Costa Victoria mbërriti në radën e Vlorës sipas udhëzimeve të Kapitenerisë së Portit Vlorë në një distancë rreth 1 milje nga porti Detar Vlorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!