Një sherr raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në zonën e njohur si ish-Blloku në Tiranë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se sherri ka nisur fillimisht mes dy personave, të cilët janë zënë për një vend parkimi, pranë Fakultetit të Drejtësisë. Njëri prej tyre ka qëlluar tjetrin me qytën e pistoletës.
Ky i fundit mësohet se ka mbetur i plagosur lehtë. Ndërkaq, në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Autori është identifikuar, por ende nuk është bërë e mundur kapja e tij nga policia. Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur ishte në automjet bashkë me gruan. Policia njofton se i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ka dalë nga spitali.
Njoftimi i policisë:
Me datë 19.02.2021, në Bllok, gjatë një konflikti për motive të dobëta, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. M., i cili pas marrjes së mjekimit doli nga spitali. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
g.v/abcnews.al