Një bazë ushtarake në Uashington ka njoftuar se ka mbyllur objektet e saj sot për shkak të pranisë së mundshme të një personi të armatosur. Ky i fundit përshkruhet si një njeri me ngjyrë, me gjatësi mesatare, i cili u pa “duke mbajtur një çantë Gucci” në bazë.
“Ekziston një person i armatosur i mundshëm në Bazën e Përbashkët Anacosta-Bowling ,” tha faqja e bazës ushtarake në Facebook, duke i bërë thirrje kujtdo që e shihte burrin të ikte ose të fshihej.
Burri u gjet për herë të fundit në anën jugore të bazës, sipas njoftimit në Facebook. g.v/abcnews.al