Burime të Gazetës Express të afërta me viktimën, thonë se personi që u gjet i vdekur sot në një parking nëntokësor në lagjen “Emshir” të Prishtinës është 50-vjeçari Nazmi Grabovci, djali i vëllait të politikanit Adem Grabovci.
50-vjeçari është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Ekipi i T7 po qëndron në vendin e ngjarjes dhe raporton se viktima është gjetur pa shenja jete në një parking nëntokësor. Vendin ku dyshohet se u gjet viktima policia e ka rrethuar me shirita.
Policia ka konfirmuar nisjen e hetimeve rreth vdekjes së tij.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit”, ka konfirmuar policia për Express.
Pamje nga vendi i ngjarjes:
Sipas zëdhënësit të policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në këtë rast ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, mirëpo policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci për Express.