Nga Aleida Assmann, Alon Confino dhe David Feldman, euobserver
Antisemitizmi është një fyerje e vazhdueshme dhe një rrezik për hebrenjtë. Kohët e fundit, Europa ka qenë skena e shumë incidenteve antisemitike, duke filluar nga teoritë e komplotit në mediat sociale dhe sulmet verbale deri te sulmet e tmerrshme terroriste.
Dëmi i bërë nuk është kufizuar vetëm te hebrenjtë dhe institucionet hebraike – antisemitizmi kërcënon dhe dëmton shoqërinë në tërësi.
Duke iu përgjigjur kësaj tendence shqetësuese, Bashkimi Europian dhe vendet anëtare të tij kanë rritur përpjekjet e tyre për të luftuar antisemitizmin. Komisioni Europian caktoi një Koordinator për Luftën kundër Antisemitizmit , krijoi një grup për të mbështetur vendet anëtare dhe do të paraqesë një strategji “gjithëpërfshirëse” të BE për të luftuar antisemitizmin brenda këtij viti.
Këto janë nisma të mirëpritura.
Një gur themeli i politikës së BE-së ka qenë përqafimi i “përkufizimit të funksionimit të antisemitizmit” të Aleancës Ndërkombëtare për kujtesën e Holokaustit(IHRA) , një organizatë ndërqeveritare e 34 vendeve anëtare, kryesisht europiane.
Ky përkufizim u miratua nga IHRA në maj 2016.
Qëllimi i mirë i BE-së
Qëllimi i mirë i BE-së që mbështet këtë përkufizim ka qenë të prezantojë një standard të qartë dhe uniform për mbledhjen dhe klasifikimin e të dhënave në lidhje me incidentet antisemitike dhe të sigurojë një mjet udhëzues universal për qëllime arsimore dhe trajnuese.
Sidoqoftë, në praktikë, përkufizimi i IHRA është kthyer në një burim konfuzioni dhe konflikti.
Kjo ka të bëjë me 11 “shembuj bashkëkohorë të antisemitizmit” bashkangjitur përkufizimit, shtatë prej të cilave kanë të bëjnë me Izraelin. Në praktikë, këta shembuj shfrytëzohen për të delegjitimuar individë dhe grupe kritike ndaj Izraelit ose Sionizmit si antisemitike.
Kjo ka një efekt tronditës mbi fjalën e lirë dhe lirinë akademike dhe heq vëmendjen nga rreziku akut i antisemitizmit të ekstremit të djathtë.
Në vend që të bashkojë njerëzit për të luftuar antisemitizmin, përkufizimi i IHRA-së për fat të keq është bërë përçarës.
Është kundër këtij sfondi, që një grup studiuesish nga e gjithë bota u bashkuan në vitin 2020, nën udhëheqjen e Institutit Van Leer në Jeruzalem , për të vlerësuar në mënyrë kritike përkufizimin e IHRA dhe për të sqaruar ato aspekte të saj që shkaktojnë konfuzion dhe shqetësim.
Rezultati i këtyre diskutimeve, gjatë një viti, është një përkufizim i antisemitizmit të botuar sot, i cili është më i qartë, më koherent dhe politikisht neutral: Deklarata e Jeruzalemit për Antisemitizmin (JDA).
JDA është miratuar nga më shumë se 200 studiues të antisemitizmit dhe fushave të ngjashme. Midis tyre janë krerët e instituteve kryesore në Europë, SHBA dhe Izrael. Ai përbëhet nga një preambulë, përkufizimi aktual i antisemitizmit dhe një grup prej 15 udhëzimesh praktike.
Preambula, ndryshe nga përkufizimi i IHRA-së, ka parime universale dhe bashkon luftën kundër antisemitizmit me luftën kundër formave të tjera të racizmit dhe diskriminimit.
Përkufizimi kryesor në JDA është i shkurtër dhe i përmbledhur, “Antisemitizmi është diskriminim, paragjykim, armiqësi ose dhunë ndaj hebrenjve (ose institucioneve hebraike)”.
Ato përbëhen nga pesë udhëzime të përgjithshme dhe 10 që lidhen me Izrael-Palestinë.
Kjo pasqyron fokusin e “shembujve bashkëkohorë” të bashkangjitur në përkufizimin e IHRA-së dhe i përgjigjet një nevoje publike, midis hebrenjve dhe popullatës më të gjerë, për udhëzime në lidhje me fjalimin politik rreth Izraelit dhe Sionizmit.
Dhe ndryshe nga përkufizimi i IHRA-s, JDA specifikon gjithashtu atë që nuk është antisemitike. Në këtë mënyrë, JDA demonstron se ekziston mundësia të përcaktohet dhe të luftohet antisemitizmi pa qenë pjesë e politikave të përmendura nga përkufizimi i IHRA, raporton abcnews.al
Si ka vepruar BE?
JDA ka për qëllim të përdoret për qëllime të shumëfishta, të tilla si edukimi, ndërgjegjësimi, politikëbërja dhe identifikimi kur sjellja është antisemitike (dhe kur nuk është).
Ndërsa nuk është krijuar që të jetë një instrument ligjor, gjithashtu mund të ofrojë udhëzime për autoritetet e zbatimit të ligjit.
Asnjë përkufizim nuk është i përsosur. Megjithatë, është zhvilluar një udhëzues dhe një mjet efektiv për të luftuar antisemitizmin. Këtë rezultat ia kemi borxh përvojës, hulumtimit dhe dialogut të vazhdueshëm për përkufizimin e IHRA-s.
Deklarata e Jeruzalemit mbi Antisemitizmin është një alternativë ndaj përkufizimit të IHRA-së. Institucionet që kanë miratuar zyrtarisht këtë të fundit, mund të mbështeten në JDA ku përkufizimi i IHRA është i paqartë dhe përçarës.
BE-së dhe vendet e tjera anëtare: Duhet të shfrytëzojnë Deklaratën e Jeruzalemit mbi Antisemitizmin si një mundësi për të reflektuar në mënyrë kritike se si të përdorin përkufizimin e IHRA-s. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al