Milan dhe Inter do të përballen në derbin e parë për këtë sezon në Serie A, me takimin që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 18:00.
Kjo superndeshje mes dy ekipeve do të luhet në “San Siro”, ndërsa pritet të jetë e luftuar deri në fund.
Përpara kësaj sfidë në konferencën për shtyp ka folur trajneri, Stefano Pioli, i cili ka deklaruar se derbi mbetet derbi dhe se përballja me Interin është e balancuar, pasi s’ka një skuadër favorite për të fituar.
Javë e ngjeshur. Si e keni menaxhuar? Ne kemi një rrugë të përbashkët. Kemi një bllok lojtarësh që tashmë e kanë treguar që janë shumë konkurrues dhe ka ende hapësira të mjaftueshëm për përmirësim.
Një Milan ndryshe nga sfida me Sassuolon? E thash dhe pas asaj ndeshje se në derbi ne do të shohim një Milan tjetër. Ne do të provojmë idetë tona me më shumë forcë, më shumë energji dhe më shumë kualitet. Kështu vendosen ndeshjet e mëdha.
A është Interi më i fort? Është një ligë shumë e balancuar. Këtu ka shumë skuadra që mund të fitojnë. Është e mundur që Interi do të luajë me të njëjtën skuadër si vitin e shkuar. Pres një duel me shumë energji dhe duele.
Kush është favorit? E shoh si një sfidë të balancuar dhe episodet mund të bëjnë ndryshimin. Duhet që episodet t’i kemi në favorin tonë. Ne kemi idetë tona dhe mënyrën tonë të lojës.
Leao? Për të fituar këto ndeshje duhet bërë zgjedhja e duhur në momentin e duhur. Nuk është vetëm Leao, ka shumë situata të tjera që mund të jemi të rrezikshëm.
Ibrahimovic? Zlatani është me ne.
Është De Ketelaere personi i duhur për Brozovic? Është lojtar i fortë. Kur e kemi ne topin, ai bëhet një lojtar që duhet ta kërkosh. Kur topin do ta ketë Interi, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë.
Sa ndryshon Interi pa Lukakun? Vitin e shkuar ai nuk ishte, kështu që nuk do të ndryshojë shumë. Ata do ta përgatisin ndeshjen me kujdes, njësojë si ne. /f.a/abcnews.al