Një penallti vendos, Shqipëria e Bulkut fiton ndaj Kosovës në Kukës

schedule21:15 - 21 Qershor, 2022

schedule 21:15 - 21 Qershor, 2022

Shqipëria U17 dhe Kosova U17 kanë zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore, që ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 1-0.

Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku e ka zhbllokuar ndeshjen në pjesën e parë, përmes një penallti.

Qendërmbrojtësi nga Elbasani, Adi Kurti, ishte ai që u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Mes Shqipërisë U17 dhe Kosovës U17 është në program edhe një ndeshje tjetër, po në Kukës, të enjten. / abcnews.al