Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më të përfolura të showbizzit. Çdo ditë që kalon ata po e konfirmojnë akoma dhe me shumë dashurinë për njëri tjetrin dhe këtë fakt nuk e fshehin as në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Këtë herë ka qenë modelja e cila ka bërë një postim në “Instagram”, i cili është pëlqyer shumë nga ndjekësat e saj. “Një pasdite e bukur pas një ditë të vështirë. Ne e duam shumë njëri tjetrin dhe sot festojmë si çdo ditë”, shkruan Georgina krahas fotos.
Në foton e postuar shikohet çifti së bashku me tre fëmijët e tyre dhe Cristiano Ronaldo Junior në tarracën e shtëpisë së tyre në Torino. Që të pestë duken shumë të lumtur dhe po e shijojnë në maksimum këtë periudhë të jetës së tyre. /abcnews.al