Një ngjarje e shpifur në Tiranë, Petrit Malaj: E turpshme, po më binte qielli mbi kokë

schedule10:57 - 6 Shkurt, 2020

schedule 10:57 - 6 Shkurt, 2020

Aktori i njohur Petrit Malaj është përfshirë në një situtatë të pakëndshme gjatë udhëtimit me një nga linjat e autobuzëve të Tiranës.

Malaj thotë se kohët e fundit ka filluar të përdorë shpesh transportin publik edhe për shkak të trafikut por edhe për shkak të “problemit të madh të parkingut”, shprehet ai. “Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga rraca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy…Turp”, shkruan Malaj.

Statusi:

Mendova se ditën e sotme e mbylla mire me atë çka shijova pasi pashë në kinema Millenium dokumentarin e Ervin Lera ” Emancipimi i turmave”, por nuk qe e thënë!
Mora rrugen e kthimit për në shtëpi me autobus. Kam ditë që makinën e përdor shumë pak si pasojë e trafikut dhe problemit të madh të parkimit.

Në autobuz kishte shumë njerëz, ishte ora rreth 20.30 dhe mbrëmja me të ftohtin që ka filluar i mbledh njerëzit në shtëpi pranë familjeve të tyre.

U vendosa në këmbë diku nga pjesa e parë e autobusit. Sapo u nis degjoj një zë që fliste pa pushim, e me thënë të drejtën shumë fjalë të tij nuk po i kuptoja dot. Pasi dëgjova dhe disa te qeshura të cilat aprovonin ato çka thoshte personi që fliste u bëra kureshtar e u koncentrova më shumë duke u kthyer dhe fizikisht për të parë se çfarë po ndodhte….

Ishte fatorino i autobuzit një djalosh rreth të 35-tave i cili nuk pushonte së foluri përseri në atë zhargonin e tij. Aty pas nga mesi i autobusit ishte nje i ri i huaj, i lodhur, i ngarkuar me disa çanta dhe dukej që ishte ezmer e ndoshta ishte sirian, irakian apo nga ndonjë vend tjetër. Por ishte njeri….Fatorino e ofendonte me fjalë nga më të ndryshmet…ecte e fliste pafund dhe disa persona të tjerë qeshnin me të!! E turpshme…. po më binte qielli mbi kokë!!

Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga rraca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy…Turp…

Dëgjova një zë gruaje që i tha mjaft more djalë , por ata që qeshnin dhe solidarizoheshin me të ishin më shumë e zëri i saj u mbyt…

Atëhere nuk durova dot.
Ju afrova e me zë të lartë i thashë:
Turp…100 herë turp të të vijë!!
Si mundet ti të fyesh një njeri në këtë mënyrë!
Mua më vjen turp nga ty, e jo nga ai që udhëton me ne! Më vjen turp që udhëtoj në një autobus me ty! Ti nuk mund të sillesh kështu!….
Dhe ju luta shoferit të më hapte derën e të zbrisja….
Kisha nevojë për ajër…../abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!