Një nga restorantet më të mira në botë shërben mollë të mykura. A do t’i provonit?

schedule14:40 - 12 Janar, 2022

schedule 14:40 - 12 Janar, 2022

Mugaritz, një nga restorantet më të mira në botë që ndodhet në Spanjë, së fundmi ka shtuar në menunë e tyre mollët e mykura.

Kjo pjatë quhet ‘Noble Rot’ dhe sipas një përfaqësuesi të restorantit në Eater, eksploron historinë e një myku, i quajtur Noble Rot dhe që prek rrushin në Europë.

Duket se ky myk i jep rrushit një shije të veçantë dhe rrit dendësinë e sheqerit. Vera e bërë nga ky rrush njihet si “botritizuar” dhe është më e zakonshme nga sa mendoni.

Në Mugaritz kjo pjatë shërbehet me 4 gota verë nga katër vendet që bëjnë verë nga ky rrush i mykur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!