Një nga performancat më të këqija të Milanit, kuqezinjtë asnjë gjuajtje në portën e Interit

schedule09:05 - 6 Shkurt, 2023

schedule 09:05 - 6 Shkurt, 2023

Interi fiton derbin e dytë ndaj Milanit në një hark kohor prej 20 ditësh, ku i pari ishte për finalen e Superkupës së Italisë të cilën Interi e fitoi me rezultatin 3-0. Dje, ishte përsëri Interi i cili fitoi derbin me rezultatin 1-0, ku Lautaro Martinez ishte autori i golit të vetëm.

Zikaltërit dominuan totalisht ndeshjen dhe statistikat e tregojnë këtë gjë më së miri. Përqindja e mbajtjes së topit ishte totalisht në favor të zikaltërve, me 64%, ndërsa Milani 36%. Rastet e krijuara për të shënuar nga ana e Interit ishin 15-të, ndërsa Milani vetëm 4. Skuadra e Inzaghit goditi 4 herë në portën e Tatarusanu, ku njëri ishte goli i Lautaros. Nga ana tjetër, Milan nuk mundi të godiste të paktën një herë portën e Andre Onana, ku kamerunasi nuk u testua në asnjë moment nga kuqezinjtë.

Skuadra e Piolit po kalon një moment tepër të vështirë dhe shqetësues, ku kritikat po e vendosin me shpatulla pas murit trajnerin italian. Milan ka bërë tre humbje radhazi në Serie A, ku ka pësuar 10 gola në këto disfata dhe ka shënuar vetëm 2 herë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!