Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Një nga lojtarët më të mirë që ka pasur futbolli, Eden Hazard “var këpucët”

schedule11:40 - 10 Tetor, 2023

schedule 11:40 - 10 Tetor, 2023

Pa ekip që kur i tha lamtumirë Real Madrid, belgu Eden Hazard sapo ka shpallur zyrtarisht fundin e karrierës së tij. Ylli i futbollit botëror var këpucët pas 16 sezonesh si lojtar profesionist.

“Duhet të dish të dëgjosh veten dhe të thuash mjaft në momentin e duhur. Pas 16 vitesh karrierë dhe më shumë se 700 ndeshje të luajtura, vendosa t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist”.

Në këtë mënyrë, Hazard ka shpallur fundin e karrierës së tij profesionale. Në 623 ndeshje në total me klube, Hazard ka shënuar 167 gola dhe ka asistuar 157 herë.



Kulmin e karrierës së tij e pati me klubin e Chelsea, ku në 352 ndeshje me londinezët, Hazard shënoi 110 gola dhe asistoi 92 herë./h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eden Hazard (@hazardeden_10)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!