Një në tre persona në Francë shesin dhuratat e Krishtlindjeve

schedule10:23 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 10:23 - 30 Dhjetor, 2023

Këto Krishtlindje, ndoshta më shumë se çdo herë e kaluar, francezët kanë shitur dhuratat që kanë marrë nga të afërmit, fqinjët, kolegët apo miqtë.

Sipas sondazhit, pothuajse një e katërta e francezëve (23% për të qenë të saktë) thanë se do të shisnin dhuratat. Dhe në të vërtetë për qëllime të parëndësishme: për të paguar paratë për faturat energjisë elektrike, telefonit, shërbimeve ose ndoshta për të paguar tarifat komunale.

Bëhet fjalë për 9.5 milionë njerëz, sipas studimit të institutit kërkimor Kantar me qendër në Londër. Fenomeni është vënë re më së shumti tek personat e moshës 25 deri në 44 vjeç.

Rreth 300,000 reklama për shitjen e dhuratave u postuan në platformën eBay vetëm në ditën e Krishtlindjes, 25 dhjetor.

Deri të enjten, më 28, vlerësohet se numri i postimeve ka shkuar në një milion, po flasim vetëm për tregun francez.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!