Përfundon në lupën e hetuesve fitorja shumë e thellë e Levantes ndaj Huracan Melilla në sfidën e luajtur më 2 dhjetor.
Siç raporton “Cope”, La Liga është gati të hapë një dosje për të denoncuar një trukim të mundshëm ndeshjesh dhe Gjykata e Melilla tashmë ka hapur një hetim. Një ish-lojtar i Huracan, skuadër e serisë së pestë në Spanjë, u arrestua për rolin e tij në një gurp kriminal që synonte të bënte fitime në botën e basteve sportive.
Policia dyshohet se ka arrestuar gjashtë persona, por vetëm futbollisti ka mbetur në paraburgim. Ndër ndeshjet e përfshira është edhe ajo e Kupës së Mbretit në Spanjë, e cila përfundoi me rezultatin 0-8 në favor të Levantes. Falë këtij rezultati, thuhet se shumë persona kanë kapur shifra të konsiderueshme parash. /h.ll/abcnews.al