Pasi arritën një fitore të madhe, në sfidën e parë të UEFA Champions League, përballë holandezëve të PSV, tashmë Juventus duhet të sfidojnë “Blutë” e Napoli, për të rigjetur 3 pikët në elitën e Serie A.
Siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zytare për shtyp, nga ku tekniku i “Bardhezinjve”, Thiago Motta ka kërkuar nga skuadra e tij rikthimin te fitorja, pas dy barazimeve radhazi, si dhe ka lavdëruar jo skuadrën e Antonio Conte.
“Një ndeshje e shkëlqyer me lojtarë të fortë. Ne do të përballemi me shumë seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar kundërshtarin dhe duke luajtur futbollin tonë.
Koha si futbollist me Conte? Ishte kënaqësi e madhe të punoja me të, patëm një Evropian të mrekullueshëm dhe dolëm kundër një ekipi shumë të fortë. Marrëdhënia me të ka qenë gjithmonë fantastike.
Napoli është një ekip i ndërtuar për të fituar titullin. Duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë ndeshje pas ndeshje me ambicien për t’u përmirësuar gjithmonë, duke u përpjekur të rritemi dhe t’i bëjmë tifozët tanë që të kenë një mbrëmje të mirë”,- u shpreh tekniku italo-brazilian. /i.m /abcnews.al