Një ndër më të mirët në historinë e tenisit, Rafael Nadal njofton rikthimin e tij

schedule16:56 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 16:56 - 1 Dhjetor, 2023

Një ndër “legjendat” e sportit të tenisit, Rafael Nadal u dëmtua në ijë në Australian Open 2023, teksa po përballej, australianin Mackenzie McDonald, në raundin e 2-të të kompeticionit, dëmtim që e la jashtë për një kohë të gjatë.

Me anë të një video-mesazhi, të postuar në profilin e tij zyrtar, në rrjetet sociale, tenisti spanjoll është shprehur se është gati të rikthehet, kështu, ish-“numri 1” i botës deklaroi se do të garojë sërish në turneun e Brisbane, i cili zhvillohet nga 31 dhjetori deri më 7 janar.

“Përshëndetje të gjithëve, pas një viti jashtë, ka ardhur koha të rikthehemi. Do të jetë në Brisbane, në javën e parë të janarit. Shihemi atje”, shkruan Nadal.

Ndërkaq, vetëm pak kohë më parë, Nadal njoftoi se do të rikthehej në fushë, teksa gjatë një konference për shtyp shtoi se është i vendosur ta mbyllë karrierën e tij profesionale në mënyrën e duhur. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!