Boris Johnson do të kthehet në “Downing Street” me një shumicë të madhe pasi konservatorët kanë marrë shumicën e votave, në zgjedhjet që u realizuan në Britaninë e Madhe.
Ndërkohë Jeremy Corbyn fajësoi veten për humbjen e partisë.
“Kjo është padyshim një natë shumë zhgënjyese për Partinë e Punës,” pranoi Corbyn. Ai tha se nuk do ta udhëheqë partinë në një zgjedhje të ardhshme, por gjithashtu theksoi se nuk do të tërhiqet menjëherë.
“Është shumë e rëndësishme të reflektojmë dhe të diskutojmë pse nuk ishim në gjendje të fitonim besimin e njerëzve,” tha ish sekretari i jashtëm i hijeve Hilary Benn. Ai gjithashtu theksoi se udhëheqja po shkon drejt një tranzicioni. “Na vjen keq që nuk mund t’ju ofrojmë një Parti Pune që mund t’i besonit”, tha Caroline Flint ndërsa sqaroi se mbështetësit e Corbyn do të fajësonin Brexit. /abcnews.al