Një muaj pas zjarrit vdekjeprurës në Hawaii, 66 persona janë ende të zhdukur

schedule10:27 - 9 Shtator, 2023

schedule 10:27 - 9 Shtator, 2023

Një muaj pas zjarrit vdekjeprurës në ishullin Maui, autoritetet e Hawait janë ende në kërkim të 66 personave të zhdukur, sipas guvernatorit, Josh Green.

Në raportin zyrtar të zjarrit, i cili shkatërroi qytetin historik të Lahaina, thuhet se 115 njerëz vdiqën. Numri i të vdekurve ka mbetur i pandryshuar për rreth dy javë. Vetëm 60 viktima janë identifikuar, sipas një deklarate të lëshuar të enjten nga Departamenti i Policisë Maui.

Të mbijetuarit nuk janë lejuar të kthehen në rrënojat e shtëpive dhe bizneseve, megjithëse disa e kanë bërë këtë në kundërshtim me udhëzimet e autoriteteve. “Hiri, na është thënë, është mjaft toksik. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm”, tha guvernatori Josh Green, i cili njoftoi se banorët dhe pronarët e bizneseve së shpejti do të lejohen në zonën e goditur nga zjarri për vizita të planifikuara të mbikëqyrura.

Operacioni për heqjen e mbeturinave pritet të zgjasë disa muaj dhe kostoja e tij vlerësohet në gati një miliard dollarë, shtoi ai.

Më shumë se 6,000 viktima nga zjarri po qëndrojnë përkohësisht në njësitë hoteliere, sipas Green. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ka lëshuar fonde për autoritetet e Hawaiit për të ofruar përfitime strehimi për viktimat e zjarrit për të paktën 18 muaj, tha guvernatori.

“Njerëzve të Mauit duhet t’u jepet aq kohë sa u nevojitet për t’u rikuperuar dhe shtëpitë do të fillojnë të rindërtohen vetëm kur të jenë gati,” tha Josh Green.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!