Një muaj pas zjarrit në Maui, 66 persona ende të zhdukur

schedule11:04 - 10 Shtator, 2023

schedule 11:04 - 10 Shtator, 2023

Një muaj pas zjarrit vdekjeprurës në ishullin Maui, autoritetet e Haëait janë ende në kërkim të 66 personave të zhdukur.

Të mbijetuarit nuk janë lejuar të kthehen në rrënojat e shtëpive dhe bizneseve të rrafshuara, megjithëse disa e kanë bërë këtë në kundërshtim me udhëzimet e autoriteteve.

Operacioni për heqjen e mbeturinave pritet të zgjasë disa muaj dhe kostoja e tij vlerësohet në gati një miliard dollarë. Deri më tani janë konfirmuar 115 viktima, e ndërsa mbi 6000 mijë persona janë prekur, duke u zhvendosur në hotele.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!