Një muaj pas shpërthimit u dëgjuan rrahje zemre nën rrënoja, ç’po ndodh me kërkimet në Beirut

schedule07:26 - 5 Shtator, 2020

schedule 07:26 - 5 Shtator, 2020

Shpresat po zbehen në Bejrut pas dy ditë kërkimesh, që dikush mund të gjendet nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në shpërthimin e muajit të kaluar.

Ekipet e shpëtimit filluan të kërkojnë nëpër mbetje pasi pajisjet e sensorit zbuluan shenja të mundshme jete.

Por ekipet e shpëtimit kilian përfunduan ditën e dytë të kërkimeve pa asnjë rezultat, shkruan abcnews.al.

Kërkimet filluan pasi një ekip shpëtimi nga Kili tha se kishte zbuluar shenja të mundshme jete nën një ndërtesë të shkatërruar.

Shpëtuesit ishin duke ecur nëpër zonë të Mërkurën në mbrëmje kur qeni i tyre snifier, i stërvitur për të gjetur trupa dha një shenjë se kishte një person brenda. Kur u kthyen të enjten, qeni shkoi në të njëjtin vend dhe dha të njëjtën shenjë. Pajisjet speciale të sensorit më pas zbuluan një sinjal pulsues në zonë.

Kreu i ekipit kilian, Francisco Lermanda, u tha gazetarëve të premten se frymëmarrja e ngadaltë ishte zbuluar nën rrënoja.

Ata hapën tre tunele në përpjekje për të arritur në vendin ku u zbulua pulsi.

LEXO EDHE: Mrekulli nga Beiruti? Një muaj pas shpërthimit, nën rrënoja dëgjohen rrahje zemre

Por, shtoi ai, ishte shumë shpejt për të ditur nëse dikush ishte “gjallë apo i vdekur” nën rrënoja.

Më herët të premten, koordinatori i shpëtimit Nicholas Saade i tha agjencisë së lajmeve AFP se pulsi ishte ngadalësuar ndjeshëm që nga dita e mëparshme. Gazetarët në vendngjarje thanë se testi më i fundit nuk zbuloi fare sinjale.

Turmat e njerëzve janë mbledhur për të parë përpjekjet e kërkimit, duke shpresuar për një mrekulli.

Mohamed Houry i tha Reuters se ai shpresonte që dikush të ishte gjallë, por, edhe nëse zbulohen trupa të pajetë, “është e rëndësishme që familjet e tyre mund të gjejnë paqe”.

Bejrut mbajti një minutë heshtje të premten pasi u shënua një muaj nga shpërthimi, i cili vrau gati 200 persona dhe mijëra të tjerë u plagosën. g.v/abcnews.al