Një muaj nga presidencialet/ SHBA, Harris vijon në kryesojë në sondazhe. Beteja kryesore në 7 shtete të lëkundura

schedule19:50 - 6 Tetor, 2024

schedule 19:50 - 6 Tetor, 2024

Vetëm një muaj na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, zgjedhje këto që do të vendosin jo vetëm fatin e Amerikës, por edhe atë të botës.
1.4 milionë amerikanë kanë hedhur votat e tyre tashmë në shtetet ku qendrat e votimit janë hapur për votim paraprak, ndërsa të drejtën për të shprehur vullnetin e tyre politik deri në 5 nëntor e kanë 244 milionë votues amerikanë.

Një sondazh i fundit i “The Guardian” ka treguar se Harris kryeson ndaj Trump me 3 pikë përqindje, ose e thënë ndryshe 49,3% e qytetarëve amerikanë thonë se do të votojnë kandidaten Demokrate ndërsa 46% e tyre janë shprehur se do të vototnin ish presidentin dhe kandidatin Repulikan Donald Trump.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Harris dhe Trump pritet të luftojnë dhëmbë për dhëmbë në muajin e fundit të fushatës, që janë gjithashtu edhe 30 ditët më të rëndësishme për të bindur apo për t’iu ndryshuar mendje votuesve amerikanë.

Shtetet më të rëndësishme të betejës presidenciale janë Pensilvania, Miçigani, Wisconsin, Nevada, Karolina e Veriut, Georgia si dhe Arizona. Këto shtete njihen ndryshe edhe me termin “shtetet e lëkundura”.

Çështjet kryesore për votuesit Amerikanë vijojnë të jenë ekonomia, punësimi, të drejtat e abortit, shëndetësia si dhe emigracioni i paligjshëm.

Javët e fundit kanë sjellë një ndryshim të shpejta në sondazhet e mediave ndërkombëtare me përmirësim të ndjeshme të pozicionit të Donald Trump, megjhithatë Kamala Harris vijon të kryesojë garën e ngushtë ndaj kandidatit republikan në shumicën e sondazheve.

Muaji i fundit i fushatës presidenciale është quajtur shpesh here edhe si “Tetori i Surprizave”, pasi në politikën amerikane prej 50 vitesh ekziston një fenomen ku kandidatët presidencial mund të ndryshojnë qasjen e tyre mbi çështje të caktuara me synimin kryesor për të mposhtur Rivalët dhe për të siguruar fitore.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!