Një motiv më shumë për të shkëlqyer, eksperti i BBC tallet me Kamberin

schedule22:44 - 31 Janar, 2020

schedule 22:44 - 31 Janar, 2020

Glasgou Rangers po konkurron për titullin kampion me Celtic pas shumë vitesh, por dëmtimi i veterani Defoe (do të qëndrojë rreth 6 javë jashtë), detyroi klubin e madh skocez të siguronte një sulmues në ditët e fundit.

Zgjidhja u gjet te Florian Kamberi, sulmuesi i kombëtares shqiptare. 24-vjeçari ka shënuar 8 gola këtë sezon me Hibernian (3 në kampionat dhe 5 në Kupë) dhe Rangers arriti akordin me Hibernian për huazimin e tij deri në fund të sezonit sipas Sky Sports Neës.

Kamberi do të vihet nën urdhrat e Steven Gerrard, por nuk ka munguar ironia në lidhje me këtë përforcim. Eksperti i BBC, Tam McManus është tallur keq me Kamberin, të cilin e konsideron si lojtar rezervë.

Respekt për Hibernian, që jep në huazim lojtarët e vet rezervë për të luajtur më shumë gjetkë“, shkruan McManus në rrjetet sociale, i cili ka luajtur dikur vetë me Hibernian, aty ku shënoi vetëm 19 gola në tetë vite.

Një motiv më shumë për sulmuesin shqiptar për të shfrytëzuar këtë rast, për të ndihmuar Rangers drejt realizimit të objektivave dhe për t’i mbyllur gojën përfundimisht tipave si McManus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!