Një motiv më shumë për Italinë, Mancini gati të thyejë rekordin 80-vjeçar

schedule15:41 - 15 Nëntor, 2019

schedule 15:41 - 15 Nëntor, 2019

Roberto Mancini po bën një punë fantastike dhe ka arritur të ndërtojë në pak kohë një Itali të bukur dhe të fortë. Trajneri i kombëtares së kaltër është bazuar gjatë kësaj periudhe te lojtarët e rinj dhe po u jep mundësinë të gjithëve për të treguar potencialin e tyre.

Italia numëron tetë fitore në po kaq ndeshje në grupin J dhe është ndër skuadrat e para që u kualifikuan në Euro 2020. Sonte luhet në Bosnje dhe lojtarët nuk duan të ndalen. Sidomos trajneri.

Një fitore kundër Bosnjës e fut në histori Roberto Mancinin. 54-vjeçari numëron 9 fitore rresht (duke llogaritur edhe suksesin 1-0 në miqësore kundër SHBA), po aq sa ka edhe Vittorio Pozzo, i cili vendosi një rekord të tillë me Italinë 80 vite më parë. Suksesi i sotëm e ngjit trajnerin në kuotën e 10 fitoreve rresht, duke vendosur një rekord të ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!