Një monedhë unike me vlerë pesë sterlina, afërsisht 6,70 dollarë do të lëshohet në Britaninë e Madhe përpara ditëlindjes së 95-të të Mbretëreshës Elizabeth II, njoftoi sot Thesari Mbretëror.
“Zemra ime dhe përkushtimi im” është slogani që do të gdhendet në monedhë dhe i referohet një premtimi që mbretëresha ua dha subjekteve të saj gjatë mesazhit të saj të parë televiziv të Ditës së Krishtlindjes në vitet 1950.
Monedhat pesë sterlina nuk janë në përdorim të përditshëm dhe tradicionalisht lëshohen vetëm për raste shumë të veçanta.
Ndërsa mbretëresha, ditëlindja e së cilës është më 21 prill, paraqitet në monedhat dhe kartmonedhat normale të valutës britanike./abcnews.al