Një moment pushimi nga lufta, si e festuan ushtarët e Ukrainës fitoren e kombëtares

schedule12:52 - 2 Qershor, 2022

schedule 12:52 - 2 Qershor, 2022

Ukrainasit patë disa orë lehtësimi për të marrë frymë nga lufta natën që shkoi ndërkohë që miliona njerëz shihnin skuadrën e tyre të mundte Skocinë 3-1 “play off-s” për në finalen e Kupës së Botës kundër Uellsit.

Ndërsa me mijëra tifozë të Ukrainës u mblodhën në Hampden Park të Glasgow-t, ushtarët në Ukrainë bënë disa çaste pushimi që të festonin fitoren. Kujtojmë se Ukraina u rikthye të luante futboll që pas 24 shkurtit kur Rusia nisi sulmet ushtarake ndaj saj.

Në sfidën e mbrëmjes së  1 qershorit, kombëtarja ukrainase u përball me Skocinë arritën të fitonin me shifrat 3-1. Një fitore e rëndësishme për kombëtaren verdheblu, teksa emocionoi të gjithë të pranishmit, pasi tashmë do të kenë mundësinë të përballen me Uellsin për një vend në “Katar 2022”.

Golat për kombëtaren ukrainase arritën t’i shënonin Yarmolenko në minutën e 33-të dhe Yaermchuk 49-të, ndersa Dovdyk 90+5 do të ngrinin peshë gjithë tifozët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!