Një mollë në ditë e mban mjekun larg, por dy mund të jenë më mirë, sugjeron një studim.
Të konsumoni 2 mollë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e njerëzve për të pësuar sulm në zemër ose goditje në tru.
Kur 40 njerëz me kolesterol të lartë hëngrën dy mollë në ditë për tetë javë, kjo uli nivelin e tyre të kolesterolit ‘të keq’ deri në 4%.
Kjo mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun nga një goditje në tru ose zemër, e cila mund të shkaktohet nga ngurtësimi i kolesterolit në arterie.
Dy mollë përmbajnë rreth një të katërtën e fibrave ditore të rekomanduar nga dikush, dhe një lloj fibër tjetër që ushqen bakteret në zorrë të cilat mund të ulin kolesterolin.
Kjo mund të shpjegojë këshillat tradicionale që ‘një mollë në ditë e mban mjekun larg’.
Sipas autorëve të studimit, ky eksperiment ka dëshmuar, që me anë të ndryshimeve të vogla të dietës ne mund ta parandalojmë rritjen e nivelit të kolesterinës në gjak, respektivisht mund ta parandalojmë sulmin në zemër.
Mollët përmbajnë fibra të shëndetshme, të cilat shkaktojën që bakteret e mira në zorrë, të kontrollojnë nivelin e yndyrës në gjak. Gjithashtu ato përmbajnë polifenole, të cilat janë materie ushqyese të gjendura edhe në çajra dhe verë.
Sipas Tim Chico, profesor dhe autor i studimit, ky efekt është vërejtur më mirë tek femrat sesa tek meshkujt, edhe pse aryseja ende nuk dihet, gjithsesi duhen studime të tjera për ta konfirmuar këtë teori plotësisht.
Studimi është publikuar në revistën shkencore “American Journal of Clinical Nutrition”./abcnews.al