Vetëm 18 vjeç, por është duke mahnitur botën.
Bëhet fjalë për “yllin” e mesfushës së Paris Saint-Germain, Waire Zaire-Emery, me 18-vjeçarin, që po shkëlqen me fanellën e “gjigantëve” francezë, teksa deri në këtë pikë të sezonit ka zhvilluar plot 14 përballje, mes Ligue 1 e UEFA Champions League, duke arritur të shënojë 2 e të “dhurojë” 1 gol tjetër, në ndihmë të skuadrës së tij.
Pavarësisht moshës së re, talenti i mesfushës ka treguar se është një “veteran” në fushën e lojës, për nga klasi, kualitet dhe pjekuria që tregon. Për talentin e tij të madh ka folur edhe ish-“strategu” francez, Arsene Wenger, i cili e krahason me disa emra të mëdhenj 18-vjeçarin.
“Ai ka diçka nga fuqia e Paul Pogba, por gjithashtu ka pika të përbashkëta me N’Golo Kante sa i përket aftësisë për të rikuperuar topa. Zaire-Emery është një miks midis të dyve, një kombinim i dy kampionëve të botës 2018.
Ka aftësinë për të fituar duele pa bërë gabime dhe për të projektuar veten përpara, duke i bërë njerëzit të vlerësojnë vizionin e tij të madh. Ai gjithashtu ka pak nga Patrick Vieira. Një mesfushor ‘box to box’ siç thonë anglezët”,- u shpreh ish-tekniku legjendar i Arsenal. /i.m /abcnews.al