Një mijë ditë nga nisja e agresionit rus, Hasani: Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën

schedule11:57 - 19 Nëntor, 2024

schedule 11:57 - 19 Nëntor, 2024

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani thotë se Shqipëria vazhdon të mbështesë Ukrainën ndërsa sot shënohen një mijë ditë nga nisja e agresionit rus. Në një postim në rrjete sociale, ai shkruan se gjatë kësaj kohe, Ukraina ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj.

“Sot shënohen 1 mijë ditë nga agresioni rus ndaj Ukrainës, një sulm shkatërrues ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Në këto 1.000 ditë, Ukraina ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj.

Lufta vazhdon dhe Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën në luftën për liri, paqe dhe drejtësi.”, shkruan Hasani.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!