Një metodë e lirë për të humbur peshë, kjo pije është vërtetuar se shkrin yndyrën

schedule03:35 - 2 Shtator, 2022

schedule 03:35 - 2 Shtator, 2022

Edhe pse vera kaloi, nuk është kurrë vonë për të humbur peshë. Tani është momenti për të pastruar trupin tuaj, për ta sjellë atë në ekuilibër dhe për të hequr yndyrat e panevojshme.

Përbërësit:

  • Tre limonë
  • Katër mollë
  • 1,5-2 litra ujë

Limoni është i shkëlqyeshëm për detoksifikimin e trupit, ndihmon në nxjerrjen e lëngjeve dhe heqjen e celulitit. Njihet gjithashtu si një ushqim me kalori të ulët që do të ngadalësojë përthithjen e yndyrave në trupin tuaj. Ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C e cila do të forcojë sistemin tuaj imunitar.

Mollët përmbajnë një sasi të madhe fibrash. Fibrat ngadalësojnë tretjen dhe japin një ndjenjë të ngopjes. Gjithashtu, një mollë ka një indeks të ulët glicemik, që do të thotë se nuk do të rrisë sheqerin në gjak. Ata njihen gjithashtu si një burim natyror i pektinës, një fibër e tretshme që lëviz ushqimin përmes sistemit tuaj të tretjes.

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosni 2 limonë dhe 3 mollë të prera në rrathë. Lërini gjithçka të ziejë së bashku. Gjatë kësaj kohe, në fund të enës vendosni 1 limon dhe 1 mollë të prera në rrathë. Kur masa në tenxhere të ketë vluar, hiqni frutat në një pjatë dhe derdhni ujin në një enë. Lëreni të ftohet dhe më pas konsumojeni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!