Një mënyrë e thjeshtë për të “maskuar” rrathët e zinj

schedule12:47 - 7 Nëntor, 2022

schedule 12:47 - 7 Nëntor, 2022

Ndryshe nga përdorimi i një korrektori klasik në tonin e lëkurës tuaj, përdorimi i një nuance korrigjuese të ngjyrave do të neutralizojë çdo papërsosmëri që dëshironi të fshehni. Domethënë, është që ngjyrat e kundërta anulojnë njëra-tjetrën. Korrektori jeshil eliminon pjesën e kuqe, vjollca minimizon pjesëm e verdhë.

Ndërsa korrektori portokalli kujdeset për rrathët e zinj poshtë syve. Pra, nëse keni rrathë të errët poshtë syve, zgjidhni një korrektor portokalli sepse është ana e kundërt e të errëtës. Megjithatë, është jashtëzakonisht e rëndësishme të përgatisni siç duhet lëkurën për grim përpara se të aplikoni korrektorin.

Domethënë, filloni make-up-in tuaj me hidratuesin dhe një bazë për aplikimin e korrektorit. Sepse nëse lëkura nuk është e hidratuar, padyshim që do të duket e lodhur dhe e pajetë dhe asnjë korrektor nuk mund t’ju ndihmojë për këtë. /abcnews.al