Një mënyrë e ëmbël për të mposhtur stresin: Mendoni për të dashurin tuaj

schedule14:35 - 14 Nëntor, 2019

schedule 14:35 - 14 Nëntor, 2019

Është e ditur që askush smund t’ju bëjë të ndiheni më mirë sesa prania e personit të zemrës.

Kur ata janë afër, ju ndjeheni sikur do të pushtoni botën.

Sipas studimeve i dashuri juaj mund tjua bëjë këtë të mirë. Vetëm të mendosh për ta mund të largojë efektet e stresit dhe madje mund të zvogëlojë perceptimin tënd për dhimbjen.

Shkencëtarët bëjnë të ditur se të jesh në një marëdhënie nuk bën mirë për ju –por është mirë për ju.

Studimet tregojnë se njerëzit që kanë shoqëri  të mirë  kanë një rrezik më të ulët të vdekjes në krahasim me ata që janë të divorcuar.

Të kesh dikë afër teje arrin të zvogëloj stresin sepse ti ke dikë me të cilin mund të ndash problemet e tua. Por studimi sugjeron gjithashtu që edhe të menduarit për dikë të rëndësishëm mund të ketë përfitime./abcnews.al

Në një studim të publikuar muajin e kaluar në revistën Psikofiziologji ekipi zgjodhi më shumë se 100 studentë të kolegjit për një test dhe i caktoi rastësisht në një nga tre grupet.

Një nga grupet do të kishte partnerin e tyre romantik në dhomë me ta dhe një tjetri iu kerkua të mendonte partnerin e tij pa qënë ai i pranishëm.

Pjesëmarrësit duhej të vendsonin  njërën këmbë në ujë pothuajse të ngrirë për katër minuta.

Ata mbanin sensorë për të matur tensionin e tyre dhe rrahjet e zemrës,

Të dy pjesëmarrësit që kishin partnerin e tyre në dhomë dhe ata që thjeshtë i kishin në mendje kishin të njëjtat ulje në reagimin e presionit të gjakut dhe reaktivitetin kardiovaskular gjatë  provës me ujin e ftohtë.

Ky është një lajm i mirë për këdo që është në një lidhje, pavarësisht nëse është lidhje në distancë .

Kur të mos ndiheni mirë dhe mund mos të keni të dashurin tuaj pranë  thjeshtë mendoni për ta dhe do të keni të njejtin efekt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!