Një lojtar me COVID-19 te SPAL, Etrit Berisha e bën tamponin sërish

schedule10:59 - 20 Tetor, 2020

schedule 10:59 - 20 Tetor, 2020

SPAL ka njoftuar ditën e sotme se një lojtar që nuk ishte me ekipin ndeshjen e fundit ka dalë pozitiv me COVID-19. Emri i tij nuk zbulohet, por theksohet se ai është izoluar sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore.

“Seria e fundit e testimeve nxori në pah një rast pozitiv me COVID-19 në grupin e lojtarëve. Ai ishte i pranishëm në ndeshjen në transfertë kundër Empolit. Lojtari nuk ka simptoma dhe është izoluar menjëherë, sipas direktivave të autoriteteve.

I gjithë ekipi ka bërë testet të tjera dhe rezultatet do të dalin pasdite”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit italian. Sikurse kuptohet, edhe portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është testuar dhe pret përgjigjen e tamponit sot pasdite. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!