Kur flet dikush që ka shënuar 283 gola në Premier League të gjithë duhet të heshtin. Pastaj kur flet për një shqiptar të gjithë duhet ta dëgjojnë.
Paraqitjet e Armando Brojës kanë tërhequr vëmendjen e një legjende si Alan Shearer, i cili për djaloshin e kombëtares shqiptare.
“Broja ka pasur një impakt të madh te Southampton, duhet ta them se ai djalë është klinikal para portës. Goli kundër Brighton e bëri atë lojtarin më të ri të Premier League që shënon në katër ndeshje shtëpiake radhazi.
Një sulmues ka detyrën të shënojë dhe të shfrytëzojë të gjitha rastet që i jepen dhe statistikat më thonë se Broja mund të shkëlqejë në Premier League.
Broja shënon në mënyra të ndryshme dhe ka aftësinë të krijojë hapësira për të goditur portën. Më impresionoi kundër Brentford, me një lëvizje nxori jashtë lojë mbrojtësin dhe finalizoi aksionin me shumë ftohtësi.
Është një sulmues i ri i cili ka nuhatje të madhe për golin dhe ka një të ardhme të madhe në Premier League”, ka deklaruar Shearer. / abcnews.al