I intervistuar nga “L’Eco di Bergamo”, ish-sulmuesi legjendar i Atalanta, Alejandro “Papu” Gomez ka folur për të ardhmen e tij, duke pranuar se po mendon të pensionohet pas përfundimit të kontratës së tij me Sevilla.
“Edhe unë mund të tërhiqem. Kam dhënë gjithçka për futbollin dhe për çdo gjë, nuk dua ta përfundoj me keqardhje.
Atalanta? Klubi ka evoluar dhe tani duket së është kthyer në rrënjet e saj sulmuese. Ne u rritëm së bashku si ekip, çdo moment ishte i veçantë. E vetmja keqardhje ishte se nuk solla një trofe në Bergamo”, është shprehur argjentinasi./h.ll/abcnews.al