Një diskutim i rreptë është zhvilluar në rrjetet sociale për ‘emojin’ e shumëpërdorur. Bëhet fjalë për emocionin që paraqet fytyrën duke qeshur me lot.
Në javët e fundit disa komentues kanë thënë se ai tashmë është jashtë mode dhe duhet larguar nga përdorimi.
Në një postim, një grua është shprehur se ka ndaluar përdorimin e këtij emoji pasi që është për moshën 15-vjeçare.
“Unë përdor gjithçka, përpos ‘emojit’ që qesh”, ka shkruar një 21-vjeçar, Waild Mohammed për CNN Business.
“Ndalova që përdoruri atë kohë më parë sepse pashë njerëz të moshuar duke përdorur atë, si nëna ime, vëllezërit dhe motrat e mi”, ka shtuar ai. /abcnews.al