Mauricio Pochettino është afër nisjes së një aventure të re në karrierën e tij. Trajneri argjentinas drejtoi 5 vite e gjysmë Tottenham, klub nga i cili u shkarkua 19 nëntorit e vitit të kaluar. E ardhmja do të jetë sërish në Premier League, aty ku e kërkon Newcastle.
“Qymyrxhinjtë” kanë një projekt ambicioz, klubi do të kalojë në pronësi të princit arab, Mohammed bin Salman, i cili ka një pasuri prej 200 miliard eurosh. Pochettino është i përzgjedhuri për stolin dhe marrëveshja finale është afër. The Sun raporton se 48-vjeçari i ka vënë një kusht drejtuesve të klubit.
Ai dëshiron blerjen e Philippe Coutinho, rreth të cilit mendon të ndërtojë skuadrën. Braziliani është nxjerrë në merkato nga Barcelona dhe pronarët e rinj të Newcastle duhet të transferojnë fantazistin në “St James Park”, për të siguruar edhe firmën e Pochettinos. /abcnews.al