Një “klasike” në “San Siro”, publikohen formacionet e sfidës Milan-Liverpool

schedule19:56 - 17 Shtator, 2024

schedule 19:56 - 17 Shtator, 2024

Është padyshim një “klasike” e vërtetë e futbollit evropian.

Në vetëm 1 orë, “Djajtë” e Milan do të përballen për një tjetër herë me “Të Kuqtë” e Liverpool, në arenën evropiane, kësaj here në sfidën e parë parë këtë sezon, të UEFA Champions, që shoqërohet gjithashtu me një format të ri.

Sa i përket formacioneve, tekniku Paulo Fonseca i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën e zakonshme, 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Calabria dhe Theo Hernandez, me qendrën që mbulohet nga Tomori e Pavlovic. Më të tërhequr në mesfushë janë Loftus-Cheek e Fofana, ndërsa Leao, Reijnder e Pulisic vendosen pas “bomberi”, Alvaro Morata.

Në krahun tjetër, tekniku Arne Slot i ka pozicinuar të tijët, me të njëjtin formacion, me portën që mbrohet nga “ylli” brazilian, Alisson. Në krahë të prapavijës janë Alexander-Arnold dhe Tsimikas, ndërsa në qendër vendosen Van Dijk e Konate. Më të tërhequr në mesfushë janë Gravenberch e Mac Allister, ndërsa Salah, Szoboszlai e Gakpo vendosen pas sulmuesit portugez, Diogo Jota. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!