Gianfranco Zola, legjenda e futbollit italian, ka folur me superlativa për trajnerin e ri të Juventusit, Andrea Pirlo. Sipas Zolas, Pirlo është një kampion dhe që ka njohje superiore për sportin e futbollit.
“Më vjen disi keq për Sarrin. Kam folur me të dhe e dimë se Juventusi është një klub shumë kërkues. Ndonjëherë, edhe kur fiton nuk është mjaftueshëm.
Pirlo? Edhe unë shkova te West Ham pa drejtuar asnjëherë më parë dhe e di se çfarë do të thotë kjo. Por, këtu po flasim për një kampion që ka një njohje superiore për këtë sport.
Megjithatë, roli i trajnerit kërkon një tjetër lloj talenti. Andreas do t’i duhet të rritet shpejt. Ta zgjidhje atë ishte shumë e guximshme, por mund të kthehet në një zgjedhje gjeniale”, u shpreh Zola./abcnews.al