Ashtu si nuk e kishte imagjinuar në fillimet e tij me skuadrën e Feyenoord, tekniku hollandez Arne Sloot, arriti të kthehejë ekipin nga Roterdami në “majën” e futbollit hollandez,me Feyenoord që ka arritur të fitojë trofeun në kampionatin vendas, si dhe siguroi çerek-finalen e Europa League.
Mirëpo, nuk duhet harruar as e shkuara e teknikut Arne Slot, i cili vitin e shkuar arriti deri në fazën finale të UEFA Conference League, ku përballë fati nuk “buzëqeshi” duke i vendosur me “verdhekuqtë” e Roma.
Megjithatë, forma e tij fantastike dhe planet e tij strategjike e kanë vënë hollandezin në “shënjestrën” e futbollit anglez, ku kërkohet si trajner i Tottenham, me këta të fundit që ende nuk po gjejnë një teknik stabël për skuadrën e tyre.
Mesa duket, Presidenti Daniel Levy i ka llogaritur të gjitha, por jo çmimin e tij, me klubit nga Londra që do t’i shkurtojë klubit nga Londra dhe 6 milionë euro nga buxheti i tyre. /i.m /abcnews.al