Juventusi po mendon të përforcojë mbrojtjen me një tjetër holandez, i cili po spikat në Francë me kampionët në fuqi të Lille.
Bëhet fjalë për Sven Botman, titullar në dy sezonet e fundit me Lille në Ligue 1, ndërkohë që më parë ka luajtur edhe me Heerenveen.
Këta ta fundit e kishin marrë në huazim nga Ajax, sikursë bëri edhe Lille që më pas e bleu nga holandezët për 8 milion euro.
Juventusi tashmë po e monitoron me kujdes dhe në janar, ose në verë, nëse binden do të tentojnë ta bindin klubin francez ta shesë. Botman ka kontratë deri më 30 qershor 2025. / abcnews.al