Një kampion i papunë, Ilirjan Suli: Ikni nga ky vend, vetëm kjo ka ngelur

schedule18:59 - 22 Prill, 2021

schedule 18:59 - 22 Prill, 2021

Peshëngritja është një nga sportet që prodhon vazhdimisht kampionë të mëdhenj në vendin tonë, por ndër dekada ka vazhduar nënvlerësimi i këtyre kampionëve dhe mungesa e mbështetjes ka bërë që ata të vuajnë për të siguruar edhe një jetë normale.

Ilirjan Suli është një nga shembujt më të pastër. Në një prononcim të shkurtër për Real News, Suli pyetet nëse e njeh patronazhistin e tij. Përgjigja e tij është e qartë dhe e pastër, tregon qartë dhimbjen dhe mbresat negative që i ka lënë trajtimi i vendit tonë një kampioni.

 

Sot 46 vjeç, Suli tregon se është i papunë që kur ka lënë sportin dhe këshillon gazetaren dhe kameramanin të lënë sa më shpejt vendin e të emigrojnë në një shtet ku të jetojnë normalisht.

https://streamable.com/aeeih1

Suli është nënkampion Bote në peshëngritje, ka fituar medalje bronzi në Europianin e vitit 2000 dhe ka marrë pjesë në dy olimpiada në vitet 1996 dhe 2000, te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti. Ai është padyshim një nga peshëngritësit më të suksesshëm të një periudhe shumë të vështirë për vendin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!