Identifikohet i riu që u gjet i mbytur dje në zonën e Zvërnecit në bregdetin e Vlorës. Gazetari i ABC në Vlorë, Elton Nikaj raporton se viktima është Sokol Shytre, 22 vjeç nga Fieri banues më Tiranë.
Viktima në dorën e majtë ka dy tatuazhe, një kafkë dhe një gjarpër. Fillimisht u dyshua se mund të ishte edhe i huaj, por policia njoftoi sot se bëhet fjalë për 22-vjeçarin Sokol Shytre.
Ende nuk dihen rrethanat e mbytjes së të riut, ndërsa vijojnë hetimet pasi nga ekspertiza ka rezultuar se kishte disa hematoma në kokë./ db/ Abcnews.al