Një jurist zgjidhet kryeministër i ri në Ukrainë

schedule19:45 - 30 Gusht, 2019

schedule 19:45 - 30 Gusht, 2019

Është një jurist kryeministri i ri i Ukrainës. Oleksi Goncaruk u zgjodh nga parlamenti e Kievit me 290 vota pro nga 424.

35 vjeçari ka pak kohë që është pjesë e politikës, dhe kandidatura e tij u propozua nga presidenti i vendit Zelenski.

Ai ka qenë drejtor i një shoqate këshillimi e themeluar nga Bashkimi Europian, për promovimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme ukrainase.

Ai ka një doktoraturë në juridik, ka punuar si avokat dhe premtimi i tij kryesor është lufta ndaj korrupsionit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!