Një jetë nën tinguj/ Daullja që nuk pushon, jeta dhe historia e Hasan Lushës

schedule20:15 - 17 Maj, 2025

schedule 20:15 - 17 Maj, 2025

Daullja e Hasan Lushës në rrugët e qytetit lajmëron Shëngjergjin, festën e luleve.

Për zonat malore njihet si dita që ndan dimrin nga pranvera, daljen e gjësë së gjallë në kullotë dhe ripërtëritjen e pemëve, mbuluar me gjethe.

Hasan Lusha sot rreth të 70-ve, rrëfen lidhjes e kësaj date në kalendarin e festave pagane me gjënë e gjallë.

Me gjethet e pemëve, banorët zbukurojnë dyert, makinat, por Hasani i vendos sipër daulles.

Me Daullen e Hasanit banorët e Kukësit janë mësuar prej vitesh, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ku me daullen e tij lajmëron vaktet e iftarit në mbrëmje e syfyrit në mëngjes.

Hasani tregon se me daullen është lidhur që në moshën 7-vjeçare dhe që prej asaj dite nuk I është ndarë.

E ka trashëguar nga gjyshi me të cilin e lidhin shumë kujtime. Vetë po ia lë trashëgimi nipit.

Origjinën e hershme e kanë nga Tetova, duke u shpërngulur më pas në fshatra të ndryshme të Dibrës e Kukësit.

Thotë se e ka pasion atë që bën dhe ndihet mirë.

Hasani është familje e madhe. Vetë ka rritur 14 fëmijë. Është i kënaqur me pasurinë më të madhe që ka…familjen.

Nuk është ndjerë asnjëherë I diskriminuar si komunitet egjiptian, duke thënë se në Kukës ka gjetur gjithnjë përkrahje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!