Njerëzit punëtorë si Ahmet Muzhika, nga fshati Bushnesh I Krujës janë të rrallë…
Pasioni për punën e ka shoqëruar tërë jetën, edhe kur sot po i afrohet të 76-ave e gjen çdo ditë pranë tokës së tij ku ka kultivuar frutikulturë rreth 3 dekada më parë.
“E ka bekuar zoti fshatin tonë…”.
Ahmeti arriti të ndërtojë vreshtarinë pas viteve ’90 dhe më pas e zgjeroi aktivitetin e tij prej të cilit ka një prodhim të kënaqshëm.
“Nga vullneti që pata mbolla 5 dylym tokë”.
Në 2003, Ahmeti udhëtoi drejt Italisë, ku kërkoi të mësonte nga agronomët më të mirë “hiletë” e vreshtarisë.
“I thashë djalit të më çonte te një agronom mjeshtër.”
Eksperienca dhe këshillat e vyera që mori nga mjeshtri Italian thonë se e kanë ndihmuar të ketë një prodhim shumë të mbarë.
“Më mësoi këshillat 100 perqind ja zbatova.”
Ahmeti ka njohuri të mira edhe në mekanikë, madje makineritë e punës i ka krijuar vetë.
“Kultivatorin e kam modifikuar vetë…”.
Në bahçen e Ahmetit ka edhe shumë kultura të tjera të mbjella.
“E kam rrethuar me ullishte…”
Thotë që është kampion në vreshtari, por meritat më të mëdha ja jep bashkëshortes./abcnews.al

